Ditën e djeshme në emisionin “Opinion” u transmetua dokumentari “Fëmijët e Diktaturës” për të gjithë personat që kanë vuajtur internimin dhe burgimin në kohën e komunizmit në Shqipëri. Dihej që ky emision do të shkaktonte reagime duke qenë se ka pasur një numër shumë të madh shqiptarësh që janë prekur nga kjo gjë.
Një ndër ta është dhe moderatorja Ilda Bejleri. Ajo ka treguar për të gjithë ndjekësit në ‘Instagram’ se gjyshi i saj ka vuajtur dënimin në burg vetëm për shkak të një letre. “Fëmijët e Diktaturës. Më e keqja është se asnjë nuk kërkon falje! Askush nuk i kërkoi as gjyshit tim… Pas rënies së bustit pashë për herë të parë gjyshin tim, i cili kaloi shumë vite në burg, vetëm për shkak të një ‘letre’ që kishte ardhur nga familjarët e tij nga Gjakova!”, – ka shkruar Ilda.
Më tej ajo ka shtuar se kjo ishte me të vërtetë një mizori e shqiptarëve për shqiptarët. Dhe më pas Ilda ka publikuar edhe një fotografi të gjyshit të saj dhe ka treguar se vetëm përpara 27 vitesh gjyshi doli nga burgu, pasi u dënua vetëm pse ishte gjakovar.