Në tetor të vitit 2015, Rudina Magjistari u bë nënë për herë të parë.
Ajo solli në jetë një vajzë me emrin Mia që e mbushi plot lumturi atë dhe bashkëshortin, Xhavit Bajrami.
Në tërë këto vite, Rudina është kujdesur që vajzës mos t’ja tregojë kurrë fytyrën në publik, siç zgjedhin të bëjnë shumë të personazhe të famshëm.
Kështu ka vepruar moderatorja edhe mbrëmjen e sotme kur ka postuar një foto të Mias, nuk ja ka treguar fytyrën, por nuk ka si të mos vihet re fakti që vogëlushja është rritur shumë.
Ajo shihet duke luajtur në rërë teksa Rudina shkruan se ajo për të është jugu, veriu, lindja e perëndimi ndërsa në një postim tjetër tregon hijen e saj në breg të detit dhe shkruan “Nga jugu me dashuri”.