Raporti mes Ori Nebijaj dhe Renato Mekollit, sidomos pas shkëputjes së mardhënies se tyre si bashkëpuntorë në një nga restorantet e Tiranës u kthye në vëmendjen e mediave rozë. E ftuar në programin “Një kat më lart” të moderatorit Ermal Peçi, Ori tregoi realisht çfarë ndodhi mes tyre.
Mjaftoi një telefonatë në studio, të cilën Ori e mbylli ndërsa Ermali ndërhyri me shaka “Më duket se i shkruan Renato, mos fol për mua te Ermali” teksa Ori tha “nuk më shkruan dot mua ai”. Kaq mjaftoi që Ermali ta pyes nëse i ka bërë ‘block’ edhe në telefon.
“Nuk jam nga ato që bëj ‘block’. Ishim miq, bëmë një biznes bashkë. Mediat tentuan që në fillim ti jepnin ngjyrime rozë, pa sens. Biznesi është biznes, janë prishur edhe vëllezër, edhe miq. Unë s’flas dot keq. Unë vendosa të mos jem më. U bënë shumë rrethana bashkë, u lodha”.
A ka pasur mes tyre një sherr, siç u shkruajt online? A janë ndërprerë plotësisht raportet mes tyre? Ori nuk ka asgjë për të fshehur ndaj tregon më shumë rreth kësaj teme. Zbuloni përgjigjet e saj pas minutës së 8-të nga intervista në videon e mëposhtme.