Ashtu siç e kishte paralajmëruar, këngëtarja e njohur Elvana Gjata ka publikuar ditën e sotme këngën e saj më të re.
Nëpërmjet një postimi në rrjetin social “Instagram”, Elvana ka lajmëruar fansat e saj se këngën mund ta gjeni në kanalin e “Youtube”. Projekti i ri vjen në një bashkëpunim me reperin amerikan TY Dolla $ign.
Ndryshe nga klipet e saj të mëparshëm ky është një projekt shumë ndryshe që vjen i punuar nga një producent amerikan, Poo Bear.
Ndërkohë fansat shqiptarë të Kosovës i kanë vënë në dukje Elvanës se kënga e saj nuk mund të hapet në Kosovë.
Pas komenteve të fansave ka reaguar edhe Elvana nëpërmjet një postimi në “Instagram” ku sqaron se ky problem do të zgjidhet shumë shpejt.