Loading...

‘Në kurthin e Piter Pan’ Manjola Nallbani tregon arsyen pse nuk del foto me bashkëshortin

E ftuar përballë fëmijëve në emisionin ‘Në kurthin e Piter Pan’ ka qenë këngëtarja e njohur Manjola Nallbani.

Këngëtarja e njohur shfaqet gjithmonë në super formë dhe e kuruar deri në detaj në rrjetet sociale, por jetën e saj private  e ka mbajtur gjithmonë larg vëmendjes mediatike. Madje pak kush e di se kush është bashkëshorti i saj.

Fëmijët kuriozë e kanë pyetur dhe për këtë fakt.

“Njerëzit frymëzohen nga ne, nga muzika jonë. Ndërkohe që bashkëshorti im Sokoli, ka një profesion tjetër, është gjykatës dhe nuk i pëlqen vëmendja e tillë, e rrjeteve sociale”,- është shprehur Manjola për pyetjen se pse nuk bën foto me bashkëshortin e saj.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com