Pak ditë më parë nipi i ish-diktatorit Enver Hoxha, i dënuar me 6.8 vite burg për përfshirjen në laboratorin e kokainës në Xibrakë, kërkoi të shpallej i pafajshëm, duke i bërë rekurs vendimit të Apelit të Krimeve të Rënda në Gjykatën e Lartë.
E ndërsa gjykata pritet të vendosë për fatin e tij, e paduruar dhe tejet nostalgjike shfaqet bashkëshortja e tij, këngëtarja Rezarta Shkurta.
“Gjysma ime më e mirë,”-ka shkruar Rezarta krahas fotos. Gjatë kësaj kohe ajo ka publikuar në rrjete sociale shumë foto dhe video me bashkëshortin e saj.
Nuk dimë nëse kjo që ajo bën është një mënyrë për t’i dhënë zemër, deri sa ai të njihet me vendimin e gjykatës, apo thjesht nostalgji.