Gjatë një spektakli live ndodhin edhe të papritura, madje edhe aspak të këndshme!
E një e tillë ndodhi mbrëmjen e djeshme në spektaklin “The Voice Kids” me këngëtaren Eneda Tarifa. Por pas performancës se Denisit, i vetmi djalë në skuadrën e saj, Eneda u ngri për ta përqafuar, por nuk ia doli.
Eneda u rrëzua në skenë para se t’i afrohej Denisit. Por këngëtarja më pas u ngrit duke e kaluar shpejt situatën si dhe duke thënë që ishte syri i keq.
Fatmirësisht këngëtarja Tarifa nuk u lëndua gjatë rrëzimit.