Loading...

A tha këtë Erjona Sulejmani: Gratë e futbollistëve nuk kënaqen nga burrat e tyre?!

E ftuar e mbrëmjes së të mërkurës në “Top Show Magazine” ka qenë ish-bashkëshortja e futbollistit Blerim Xhemaili. Për herë të parë ajo ka rrëfyer përse është ndarë prej tij. Ajo është shprehur se gjatë viteve që ka qenë me të ndihej si “në kafazin e artë”.

“Sigurisht që Kampionati Europian më dha një bum, por edhe para kësaj unë kam qenë e njohur dhe kam marrë oferta për modeling. Kur isha e martuar, nuk kam pranuar të punoj sepse isha si në një “kafaz të artë”. Kisha lekë por, nuk isha e lumtur, atëherë bëra zgjidhjen time. Nuk dua asgjë prej tij.

Kam thënë se futbollistët nuk janë të mirë në shtrat? Unë nuk kam njohur një grua futbollisti që është e kënaqur me partnerin e saj. Janë të mirë për t’i rënë topit në fushë. Deklarata ime ka qenë “nuk kam njohur gra futbollistësh të kënaqura”. Nuk kishte kjo lidhje me krizën tonë.

Nuk ka rëndësi kush e la njëri tjetrin. Ai bëri shumë deklarata dhe unë thashë që “e lashë unë”. Tani jam e kënaqur me jetën time. Jam e lirë. Liria nuk ka çmim. Edhe lumturia nuk blihet me lek. Do të botoj një libër ku do të them shumë gjëra nga bota e futbollistëve. Unë kam jetuar me gra futbollistësh” – tha Erjona Sulejmani

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com