“Unë mendoj se disiplina është përkufizimi i duhur për dashurinë për veten. Kur thua se e do veten, në fakt nënkupton se je duke u sjellë në një mënyrë që të bën ta duash veten tënde. Është njësoj si t’i thuash vetes: “E di që të pëlqen ta hash atë picën dhe që mund të jetë shumë e mirë, por unë nuk mund të lejoj ta hash, sepse do të ndihesh keq më vonë. Ajo do të dëmtojë shëndetin tënd dhe unë të dua mjaftueshëm, saqë të mos lejoj ta hash atë picë”.
Mendoj se fjala disiplinë ka marrë një kuptim negativ këto kohë. Në mendojmë për disiplinën sikur të kishim të bënim me ndëshkimin apo dënimin për një gabim. Unë nuk po flas për këtë lloj kuptimi që mund të marrë fjala disiplinë. Po flas për kuptimin kur ti fiton kënaqësi prej disiplinës, kur ti forcon respektin dhe dashurinë për veten përmes saj.
Dashuria për veten është njësoj si t’i thuash vetes: “Hej, unë të njoh shumë mirë ty dhe atë vajzën, por ajo është e dashura e shokum tënd dhe unë nuk do të lejoj të kesh gjë me të, sepse nuk dua që ti të humbasësh shoqërinë për shkak të saj”.
Dashuria për veten është t’i thuash vetes: “Kam një provim të hënën që vjen, por sot (të shtunën) dua të dal me shoqërinë. Mirëpo, po ngele tek ai provim, nuk do të ndihesh mirë me veten. Unë të dua mjaftueshëm, saqë nuk të lejoj që sot të dalësh me shoqërinë.
Disiplina për veten është përkufizimi i dashurisë për veten. Nëse do të jesh i lumtur, duhet ta duash veten, gjë që do të thotë të disiplinosh sjelljen tënde. Rruga drejt lumturisë shkon përmes disiplinimit të sjelljes tënde”.