Loading...

Grushta në parlamentin turk

Miratimi i një ligji për zgjedhjet në Turqi, nxiti përleshje mes deputetëve të mazhorancës dhe atyre të opozitës në Parlament.

Opozita pretendon se ligji i ri favorizon manipulimin zgjedhor dhe rrezikon votimin e planifikuar për në vitin 2019-të.

Pasi nënkryetari i Parlamentit njoftoi rezultatin, salla u përfshi nga kaosi me ligjvënësit që qëllonin me grushte e shtynin njëri-tjetrin.

Kritikët e qeverisë në Turqi janë të alarmuar për ligjin e ri që i jep Bordit të Lartë Zgjedhor autoritetin të shkrijë zona zgjedhore, si dhe të zhvendosë kutitë e votimit drejt zonave të tjera.

Qeveria turke thotë se kjo masë është e nevojshme përballë kërcënimeve të Partisë së Punëtorëve Kurdë, PKK, në zonën juglindore të vendit.

Ligjvënësit e opozitës janë shprehur se prania e forcave të sigurisë mund të përdoret për ta bërë më pak transparent procesin e numërimit të votave.

https://streamable.com/lkgqv

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com