Keshtu ne Dukat njerez shume te afert u perkasin feve te ndryshme, si psh bariu Musa Jorgaqi deri vone mbante mbiemrin Zaharia. Carl Patsch gjithashtu shkruan se vendi ka patur kisha e vende shenjtoresh me shumice, qe me kalimin ne fene myslimane ato jane braktisur dhe sot gjenden si mbeturina.
Ky autor per Dukatin thote: “Dukati (me 1900) ka dy shkolla, njera ne gjuhen turke per myslimanet dhe tjetra ne gjuhen greke per te krishteret. Banoret e te njejtit fshat, me te njejten gjuhe dhe kombesi (origjine) mesohen keshtu ne dy gjuhe te huaja te ndryshme. Rezultati kuptohet vetiu, eshte jashtezakonisht i paket. Banoret inteligjente jane fare te pakenaqur me urdherat qe zbatohen me rreptesi nga ana e qeverise turke per te ngarkuar mendjen e femijve me fjale e fjali’ ne gjuhe te huaja, qe harrohen prej tyre plotesisht.” *
Megjithate procesi i myslimanizimit nepermjet detyrimit dhe diferencimeve ekonomike nuk u nderpre asnje here. Nenshtrimi i Himares nga Ali Pashai dhe kthimi i nje pjese te banoreve ne myslimane, ndikuan ne percarjen e kesaj krahine. Kete gje e verteton edhe kenga:
Qe ne Gumenice e lart,
Himare thone cdo fshat.
Qeme rigate me fusat,
Po osmanlliu me zanat,
I be turq e mbeme pak,
Nga nje here bejme dhe gjak…