Kryeministri Edi Rama po mban një deklaratë për shtyp pas mbledhjes së qeverisë në qytetin e Elbasanit. Rama tha se më në fund do të përfundojë rruga Tiranë- Elbasan brenda këtij viti.
“Kemi dy probleme të trashëguara, dy gropa, të cilat kemi bërë përpjekje për t’i mbushur, por ende si kemi mbushur, qoftë për arsye të së shkuarës së largët, apo babëzisë së afërt.
Kam parasysh rrugën Elbasan Tiranë, apo Qafë- Plloçë- Korçë.që ne kemi vendosur të finalizojmë rrugën brenda vitit, ndërkohë që të ecet më tutje segmentin Qafë-Plloçë që lidh Elbasanin me Korçën.
Si dhe rrugën mes Elbasanit dhe Beratit, ku do i jepet një mundësi e re për të gjitha sipërmarrjet bujqësore” tha kreu i qeverisë.