Loading...

I degjeneruan të ftuarën për veshjen ekstravagante, shpërthen keq Rudina Magjistari: Çfarë llumi…

Mesa duket se një intervistë me ish-banoren e “Big Brother” Genta Gjalpin ka ngjallur debat të fortë mes Rudina Magjistarit dhe komentuesve në faqen e saj të Instagramit.

Rudina kishte postuar një foto të Gentës, duke e [prezantuar e duke shkruar se ishte e ftuara e saj.

Ama mbi 200 komente ishin mbledhur në këtë foto të cilat e ofendonin dhe e shanin Gentën për pamjen e saj dhe veshjen me të cilën ishte zgjedhur që të dilte në ekran, duke treguar dekoltenë dhe këmbët.

Mesa duket kjo gjë nuk i ka pëlqyer aspak Rudinës, e cila i ka dalë në krah Gentës, duke iu kundërvënë të gjithëve atyre që e ofenduan.

“Pupupu çfarë llumi komentesh. Mbi 200 komente ofenduese, denigruese, hipokrito-moraliste, për një vajzë që quhet Genta e qe e keni pare dhe mbeshtetur me votat tuaja kur konkurronte në televizion. Tani jeton jetën e vetë pa asnje lidhje me ju. Gjatë intervistës foli gjithçka korrekt dhe çiltër, si zakonisht ajo flet kur ftohet në panele televizive. U vesh me minifund dhe dekolte të bollshme në program? Po ashtu mendoi dhe ashtu bëri. Jetojmë në një botë të lirë more bashkëqytetarë. E për fat në mes të Europës. Ju të rriturit që u shqetësuat, më vjen keq por s’kam asnjë detyrë të kuroj frustacionet tuaja. Ju prindërit që shkruani se u shqetësuat për fëmijën tuaj, ju lutem herë tjetër bëni prindin duke i bërë shpjegimet përkatëse fëmijës suaj mbi gjithçka sheh dhe dëgjon në ekran”, ka shkruar Rudina.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com