Nje aksident i rende ka ndodhur mbremjen e sotme ne rrugen Vau Dejes-Hajmel. Nga ky aksident ka mbetur i plagosur nje 19 vjeçar i i identifikuar si Viktor Gega , e ndersa me plage me te lehta eshte shtetasi Emanuel Dodaj, raporton gazetari i “Panorama” Senad Nikshiqi.
Po ashtu mesohet se shtetasi Viktor Gega eshte derguar drejt Tiranes ne spitalin ushtarak per shkak te gjendjes se rende.
Dy shtetasit kane qene bashke duke ecur me nje motorr dhe kane dale nga rruga ne fshatin Hajmel duke u aksidentuar. Ky eshte aksidenti i dyte brenda dites teksa ne oret e paradites u plagos rende nje shtetas i komunitetit egjiptian i cili u dergua edhe ai drejt Tiranes teksa u aksidentua tek ura e re e Bunes me nje triçikel te improvizuar duke tentuar te parakalonte. Aksidentete vijojne te jene problem ne Shkoder.