Në emisionin e tij, analisti Mustafa Nano komentoi veshjet e moderatoreve sportive duke nxitur debate në media.
Por nuk ka vonuar shumë dhe Ilda Bejleri e ka një përgjigje për gazetarin. Ajo ka postuar në Instastory reagimin e një komentuesi i cili i përgjigjet Nanos.
‘O Muç katunari nuk e dija që paske marrë përsipër të përmirësosh moralin e shoqërisë shqiptare dhe mesa kuptoj unë ta çosh 30 vite pas kur ti jetoje në Skrapar dhe ecje me këpucë ushtarake dhe me triko leshi, të bërë me lesh batanije të vjedhur nga ndonjë repart ushatar ku baba jot punonte si kapter.
Ajo trikoja të mbante ngrohtë kur punoje te posta e Enverit dhe incizoje telefonatat e njerëzve për Sigurimin.
Nuk e dija që Muçi spiuni qënka bërë moralist dhe u mëson shqiptarëve si të vishen. Një fshatar i lindur është armik i bukurisë, e vërtetove me këtë artikull Muçi”, shkruahet në komentin që ka zgjedhur të publikojë Ilda.