Jemi mësuar që Olta Gixharin ta shohim gjithmonë bashkë me motrën e saj Gertën në televizion, por edhe në evente të ndryshme të jetës kulturore në kryeqytet. Ato janë thuajse të pandashmë e pavarësisht viteve që i ndajnë duken si motra binjake, mirëpo një fotografi e postuar së fundmi në Instagram ka bërë të gjithë të dyshojnë se mos motrat Gixhari kishin edhe një motër të tretë.
Në të të vërtetë ka qenë mbishkrimi ‘’me mamin’’ ai që ka tradhëtuar aktoren bukuroshe, e cila ka prezantuar për herë të parë me ndjekësit e saj mamanë. Një grua bukuroshe dhe me një buzëqeshje rrëzëllitëse, dy tipare të cilat duket t’i trashëguar mjaft mirë edhe tek të bijat.