Gent Hazizi ka treguar në “Xing me Ermalin” edhe për kohën kur shkoi në Itali, aty ku kishte njohur një vajzë, më të madhe se ai në moshë. Ajo i kishte ofruar të kryenin marrëdhënie seksuale bashkë.
Aktori tregoi se nuk dinte të puthte dhe se ishte ajo vajzë e quajtur Debora që e kishte mësuar. “Ajo quhej Debora. Kur po ktheheshim nga diskoteka më pyet ‘Do vish lart në shtëpi pimë një kafe?’. ‘Jo ça kafe, në këtë orë na le pa gjumë kafeja’, i thashë.
Ajo insistoi: ‘Pimë ndonjë çaj ose një gotë verë’. Prapë refuzova. Sa tha ‘Ore do vish të bëjmë dashuri?’, pranova direkt. “Më çoi lart te dhoma e vet dhe më puthi vetë e para. Unë nuk dija. Ajo po më mësonte si ta puthja. Po më puthte dhe te veshi. Më pas u shtri në krevat.
Aty kuptova që femra është mrekullia e botës. Ajo ishte nudo në krevat kurse mua më kishte ngel çorapja e këmbës së djathtë pa hequr. Duke e hequr rashë në krevat me kokë”, tha ai.