Presidenti rus, Vladimir Putin ka thënë se shteti i tij ka zhvilluar dhe testuar me sukses armë të reja bërthamore, duke përfshirë raketa bërthamore lundruese dhe dronë nëntokësor bërthamor, për të cilat presidenti ka pretenduar se nuk mund të ndalen nga armiqtë.
Në fjalimin e tij të sotëm të mbajtur para kombit në Moskë, Putin ka thënë se raketa balistike ndërkontinentale, Sarmat, ka kapacitet të palimituar dhe mund të depërtojë në çdo sistem anti-raketor.
Putin ka thënë se raketat e reja janë testuar me sukses dhe tani janë gati për prodhim.
Putin ka theksuar se armët e reja nuk pjesë e trashëgimisë sovjetike, mirëpo ato janë krijuar nga shkencëtarët dhe inxhinirët rusë brenda shtetit.
Putin ka pretenduar se disa armë të sistemit të ri rus, janë të pakrahasueshme në gjithë botën.