[sgmb id=”1″]
Një i ri humbi jetën pasi u përplas për vdekje nga një makinë. Aksidenti ndodhi në lagjen “Emin Matraxhiu” pranë Unazës së Elbasanit.
Një 61-vjeçar, Ilir Sh. me banim në Elbasan, u arrestua nga policia pasi duke drejtuar automjetin tip Ford, është përplasur me një motor me targa AP 200 të drejtuar nga D.M, 27 vjeç banues në Elbasan.
Si pasojë drejtuesi i motorit gjeti vdekjen.
Shoferi i arrestuar akuzohet për veprën penale “Shkelja e Rregullave të Qarkullimit Rrugor”