Pak ditë më parë u mësua lajmi se regjisori Bekim Lumi ka nevojë për përkrahje financiare, në mënyrë që ta vazhdojë terapinë kundër kancerit, shkruan ShkodraNews.
Për t’i ardhur në ndihmë regjisorit dhe profesorit nga Kosova një grup artistësh e miqsh të Lumit kanë nisur një fushatë në rrjete sociale përmes të cilës kërkojnë të mbledhin fondet e nevojshme për kurimin e Lumit, transmeton ShkodraNews.
Thirrje i janë bashkuar shumë njerëz, mes të cilëve edhe këngëtarja Aurela Gaçe, e cila ka bërë një postim dhe apel prekës në rrjete sociale.
Ja statusi i Gaçes në Instagram:
https://www.gofundme.com/perbekimin 😣🙏🙏🙏🙏🙏🙏🙏 semundja nuk pyet, as nese ke femije as nese je femije, nuk njeh as pozite…