Loading...

Zbulohet gruaja që ka bërë xheloze Xhensilën e Bes Kallakut

Historia e fundit që u trajtua në puntatën e dytë të programit “Dua të të bëj të lumtur” ishte historia e Sanije Vathit, zonjës 66-vjeçare e cila gjatë gjithë jetës së saj kishte qenë e vetme.

E rritur pa familje, nga një jetimore në tjetrën.

Kishte pasur gjithnjë probleme shëndetësore të cilat nuk e kishin lejuar që të punonte. Mënyra e saj e vetme për të përballuar jetesën ishte pensioni i invaliditetit prej 14 mijë lekësh të rinj që merrte çdo muaj. Por me një shumë të tillë ajo nuk i mbulonte dot shpenzimet e saj.

Ajo tregoi në studion e “Dua të të bëj të lumtur” se i ishte shumë mirënjohëse dhe donte t’i thonte faleminderit publikisht aktorit të dashur, Bes Kallaku, të cilin tashmë e konsideronte si djalin që ajo nuk e pati kurrë. “Falë teje dhe nënës tënde kam jetën”, – u shpreh Sanija.

Besi e ndihmonte me shuma monetare dhe Sanija i mblidhte për të blerë kurat që i nevojiteshin ose ushqimet e përditshme. Për të nuk kishte shumë rëndësi ndihma ekonomike që ai i jepte, por kujdesi dhe interesi që Besi tregonte.

Momenti që përloti Besin ishte një video në të cilën u shfaqën personat të tjerë që ai i kishte ndihmuar.

Përveç asaj që shohim gjithmonë në ekran, sot programi “Dua të të bëj të lumtur” na zbuloi dhe një anë tjetër të Besit që shumë pak e njihnim. Pamë një njeri të zhveshur nga të gjithë personazhet që ka interpretuar në skenë, një njeri tepër të ndjeshëm i cili i vjen në ndihmë njerëzve në nevojë. I emocionuar Besi tha që njeriu duhet të jetë njeri për së brendshmi dhe jo vetëm artist në ekran. Gjithashtu ai tha që asnjëherë nuk duhet të paragjykojmë të tjerët, por t’i ndihmojmë me sa të kemi mundësi dhe se gjithçka ka sot e ka falë Zotit. 

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com