Është një aktor i dashur i humorit shqiptar dhe shumë e kanë njohur Albano Bogdon si djalin nga jugu me flokët “si shkurre”.
Mëngjesin e sotshëm ai ka treguar me sinqeritet anën negative dhe më të errët që fama i dha një njeriu të thjeshtë. I riu i talentuar tregon se në vend që të qëndronte modest, zgjodhi pijen dhe jetën e shfrenuar, gjë që më tej i solli probleme të shumta.
Albano thotë për emisionin “Rreze Dielli”:
Për rreth 3 vjet e gjysmë jam kuruar dhe vazhdoj ende të kurohem sepse më zë paniku dhe ankthi. Unë që ti bija shkurt, zgjodha pijen dhe jetën e shfrenuar. Pija dy shishe alkool në ditë. Dhe kjo zgjati për afro 1 vit e gjysmë – 2 vjet. Tani më duket sikur më zënë mallkimet e 300-400 njerëzve që kam lënduar”.
Pasi nuk përballoi dot famën, nisën edhe problemet në jetën personale. Albano u nda nga e fejuara bukuroshe, Flavia Llakaj, e cila përherë i kishte qëndruar pranë, deri sa nuk mundi më.
Në vijim ai bëri me dije se ky problem tashmë ka kaluar dhe ka hequr dorë tërësisht nga alkooli. Prej 2 qershorit 2016 Albano bën me dije se nuk ka konsumuar asnjëherë alkool.