Timo Flloko është një nga aktorët dhe shkrimtarët më të dashur dhe të njohur shqiptar. Një pjesë e madhe e poezive të tij me temë dashurie janë kthyer edhe në këngë.
Së fundmi ‘Panorama Plus’ ka zbuluar se Flloko ka hedhur në treg librin më të ri me poezi “Kërcim në bosh”, i cili nga fillimi në fund është një dedikim për të gjithë njerëzit më të rëndësishëm të jetës së tij.
Në dedikimet plot dashuri për nënën, vajzën, nipërit njëri prej tyre është më i bukuri, sepse në të janë “gdhendur” fjalët më të bukura për dashurinë e jetës së tij.
Nuk ka njeri që nuk e njeh Vera Grabockën, gruan më krijuese të televizonit shqiptar, por bashkëshorti i saj në poezi ka vendosur ta quaj thjesht “V”.
“E prek me sy, u fik e ra në humbësi…/ Mendoj për ty/ Nesër, sa të lind dielli/ krahët të m’i shkrijë si meteor në s’u djegsha, varur do mbetem qiellit…”, janë disa nga vargjet kaq të ëmbla që Timo Flloko ia ka kushtuar Vera Grabockës.