Një bisedë me presidentin e Rusisë, mësohet të ketë realizuar presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan.
Mediat turke bëjnë me dije se në bisedë është diskutuar për zhvillimet e fundit në Siri, kryesisht në Afrin dhe Idlib.
Anadolu Agency shkruan se në bisedën telefonike ku presidenti Erdogan ka ndarë informacione në lidhje me operacionin “Dega e Ullirit”, është konfirmuar vendosmëria e vazhdimit të bashkëpunimit në luftën kundër terrorizmit dhe veprimeve të koordinuara.
Mësohet se dy liderët gjithashtu kanë vënë në dukje rëndësinë e vazhdimit të kontakteve të ngushta për çështjet dypalëshe dhe rajonale.