Ndarja e këngëtares Eneda Tarifa nga partneri i saj Erjon Zaloshnja, ishte një ndër temat më të përfolura të një muaji më parë. Këngëtarja nuk është prononcuar lidhur me këtë temë por as nuk i ka mohuar ato që janë thënë.
Disa ditë më parë në kryeqytet është mbajtur një koncert dhe Tarifa ka përlotur me historinë e një gruaje të dhunuar, që ka lexuar gjatë tij.
Ajo e ka publikuar historinë dhe në profilin e saj në Instagram, ku të shumtë kanë qenë ata që kanë komentuar dhe e kanë vlerësuar me të vërtetë si një histori mjaft të veçantë.
Mirëpo disa media kanë abuzuar me historinë e lexuar nga Eneda, duke aluduar se historia e gruas së dhunuar ishte e saj dhe se shkaku i ndarjes nga bashkëshorti Erjon Zaloshnja ishte pikërisht dhuna.
Eneda iu është përgjigjur të gjithëve duke thënë se në fakt Zaloshnja, të cilin ajo akoma e quan bashkëshort, është një njeri shumë i qetë dhe intelektual.
Ajo ka shkruar në Instagram:
Para disa ditësh lexova një histori të një gruaje të dhunuar, në një koncert bamirësie, bashkë me kolegë të tjerë si Jualiana Pasha, Aurela Gaçe, Elton Deda etj. Portalet e morën sikur po flisja për bashkëshortin tim Erjon Zaloshnjën që është një nga njerëzit më të qetë, më të përkushtuar dhe një intelektual i mirë i këtij qyteti. Ju lutem portaleve meqë janë kaq të padjallëzuar, të korrigjojnë titujt se i kanë gabim. Faleminderit për mirëkuptimin!”
Mirëpo pak ditë më parë e pyetur në PopCulture ajo nuk e mohoi ndarjen me Zaloshnjën, madje tha vetëm që është abuzuar shumë me këtë histori.