SHKODER-Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në aksin rrugor Shkodër –Velipojë, ndërsa janë plagosur 7 persona, 3 prej të cilëve ndodhet në gjendje të rëndë. Në aksident janë përfshirë një mjet ‘Alfa Romeo’ dhe një ‘Fuoristradë’.
Në mjetin tip ‘Alfa Romeo’ udhëtonte një familje me 5 anëtarë, ndërsa në mjetin tjetër dy udhëtarë. Të plagosur kanë mbetur drejtuesi i mjetit tip ‘Alfa Romeo’, Mondi Gjergji, bashkëshortja e tij dhe 3 fëmijët.
Në mjetin tjetër tip ‘Fuoristradë’ u plagos drejtuesi Sokol Muja së bashku me një tjetër person. Të plagosurit janë dërguar në spital për ndihmë mjekësore. Forca policie vijojnë hetimet për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.