Një aksident me pasojë plagosjen e tre personave ka ndodhur këtë të diel në rrugën e Kombit.
Një mjet, i cili drejtohej nga një avokat ka përplasur mjetin e policisë së Kurbinit dhe më pas është larguar nga vendngjarja.
Pas ngjarjes avokati A. Lleshi është larguar nga vendngjarja dhe është shpallur në kërkim, ndërsa dy efektivët kanë marrë mjekimet e nevojshme, pranë spitalit në Laç.
Ngjarja ka ndodhur në orën 02.30 të mëngjesit të sotëm, teksa forcat e policisë ishin në patrullim në rrugën e Kombit.