Xhenuina, nga Tirana, mamaja e dy vajzave të vogla si ëngjuj prej 4 vitesh po vuan nga një sëmundje e rëndë. Ajo u drejtua pranë redaksisë së Shqipëria Ime për të kërkuar ndihmën e shqiptarëve kudo që ndodhen për ti shpëtuar jetën duke e ndihmuar sadopak me para që të mundësojë operacionin e domosdoshëm jashtë shteti.
Ky është mesazhi i Xhenuinës për JU:
Unë quhem Xhenuina Berisha dhe desha të ndaj me ju një histori teper të dhimbshme për mua. Unë vuaj nga nje sëmundje që quhet Endometrioza.Kjo sëmundje ka nisur 4 vite me parë mbas shumë shtrimesh ne spital,analiza mjekime dhe dhimbje shumë të forta. Unë ju nënshtrova një laparaskopie qe nuk u diaknostikua sëmundja dhe mbas saj u krye ndërhyrja e dytë, ku mua mu hoqën mitra dhe vezoret sepse semundja i kishte shkatërruar dhe mbas atij operimi gjendja ime vazhdoi te ishte goxha e rendë. Sëmundja vazhdonte të zhvillohej dhe plaga u ça dhe ne këto 4 vite ne trupin tim janë kryer 8 ndërhyrje por pa sukses .
Dhe perfundimi i gjithë kësaj vuajtje dhe rreziku për jeten ishte që ne Shqipëri kjo semundje dhe nje nderhyrje tjeter nuk mund te behet më dhe plaga ndërkohë vazhdon te jetë e hapur me gjithë perpjekjet që bën mjekët .Unë humbas shumë gjak nga plaga qe kam në bark dhe shpesh shtrohem në hematologji ku mar gjak.Mbas 4 vite luftë për ta mposhtur këtë sëmundje unë po drejtohem te ju që të lexoni këtë histori dhe do shikoni këto foto. Ju lutem më ndihmoni në anën financiare që unë ti drejtohem spitalit ne Milano të cilët marin përsipër operimin dhe kurimin tim. Ju lutem dhe një herë të gjithë njerëzve që të më ndihmojnë me sa të munden qe dhe un te jetoj dhe të rris dy vajzat e mia .
Ndihmen tuaj mund ta jepni ne keto dy numra llogarie bankare:
>>RAIFFEISEN BANK ALBANIA <<
1.NUMRI I LLOGARISE NE LEKE: 2100952640
2.NUMRI I LLOGARISE NE MONEDHE TE HUAJ:
AL26202112570000002100952640
>>CREDINS BANK<<
1. R000250726
Në këto numra llogarie ju lutem të kontriboni sado pak të mundeni për kurimin tim drejt Italisë.
Keto jane disa foto te vuajtjes time nga kjo semundje dhe te gjendjes time:Ju lutem te gjithe miqeve shperndajeni kete shkrim dhe te me ndihmoni sado pak