Luana Vjollca dhe Krenar Çoçaj duket se i kanë dhënë fund historisë së dashurisë që ithte thelluar me prezantimin e familjeve të dy të rinjve.
Prej gati dy vitesh Luana dhe Krenari kanë qenë bashkë duke shijuar një histori të bukur dashurie me udhëtime të shtrenjta por edhe duke marrë pjesë në festat familjare të njëri tjetrit.
Lidhja e tyre në distancë kaloi disa sprova largësie që detyronte Luanën të udhëtonte drejt Prishtinës dhe Krenarin drejt Tiranës, por duket se diçka ka ndodhur mes tyre dhe çifti i ka dhënë fund marrëdhënies.
Sipas diell-online.al prej disa ditësh moderatorja nga Tirana dhe biznesmeni nga Kosova nuk kanë asnjë kontakt mes tyre. Pasi ka mbyllur një sezon të ngjeshur me emisionin e saj “Shiko kush luan”, Luana i është bashkangjitur të motrës dhe kunatit në pushimet e tyre luksoze.
Ashtu edhe si ata vetë e kanë bërë të ditur, Marina, Getoari dhe Luana janë duke kaluar pushimet e tyre dimërore në fshatin St.Moritz të Zvicrës.
Nga ana tjetër Krenari gjendet në Kosovë, ku edhe po përballet për të disatën herë me drejtësinë.
Krenar Çoçaj është i akuzuar për një rrahje në një pub në vitin 2015. Mbetet për t’u parë nëse kjo është një ndarje përfundimtare, apo dyshen do ta shikojmë përsëri bashkë dhe pse jo, në altar së bashku.