Loading...

Ergys Mërtiri znulon skandalin: MInistria e Brendshme i ka dhënë leje Noizyt dhe Çiljetës për të ‘vrarë’ policët

Në emisioni ‘Opinion’ mbrëmjen e sotme është duke u folu për modelet që ndjekim në jetë dhe personazhet nga të cilët inspirohemi.

Ergy Mërtiri ka thumbuar pikërisht Noizy dhe Çiljetën për këngën e tyre duke thënë se ata nxisin modele të gabuara me videoklipet që sjellin, dhe u ndal pikërisht tek bashkëpunimi i tyre. Madje ai për këtë ka akuzuar edhe Ministrin e Brendshme se ka bashkëpunuar për të realizuar videoklipin, një model që sipas tij nuk është i duhuri.

‘Ministria e Brendshme ka ndihmuar në klipe ku në qendër të vëmendjes janë trafikant droge që vrasin policë, Çiljeta me Noizyn kanë një klip ku shpërndajnë drogë, futet Noizy në burg, Çiljeta shpërthen burgun del Noizy dhe jetojnë të lumtur në Hauai. Dhe në fund thoshte falënderoj Ministrin e Brendshme që na ndihmoi për videoklipin’, u shpreh sociologu Ergys Mërtiri.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com