Në tekstin më të ri të Strategjisë për Ballkanin Perëndimor theksohet se elita politike në vendet e rajoni është e lidhur me strukturat kriminale.
“Sot, vendet tregojnë për elemente të qarta të kapjes së shtetit, përfshirë lidhjet me krimin e organizuar dhe korrupsionin në të gjitha nivelet e Qeverisë dhe të administratës si dhe përzierjen e thellë të interesit publik e privat”, theksohet në versionin më të ri të Strategjisë, shkruan REL.
Aty nënvizohet se e gjithë kjo ushqen ndjenjën e mosdënimit dhe të pabarazisë.
Me këtë qasje, BE-ja ua ka bërë të qartë vendeve të rajonit se anëtarësimi në Bashkimin Evropian nuk mund të bëhet në gjendjen që është tani.
Këto qëndrime të BE-së janë paraqitur në versionin e Strategjisë për Ballkanin, në kapitullin për sundimin e ligjit.