Drejtuesi i emisionit të mëngjesit në Tv Klan, Aldon Lipe nuk ka kursyer notat ironike për qeverinë këtë të premte.
Teksa gazetarja në trasmetim “live” po përcillte shqetësimet e disa banorëve, pas lajmit se puseve të ujit do t’i vendosen matësa, ka reaguar Aldo.
Me nota humori ironik, Aldo duke e lënë të kuptohet që ky vendim i qeverisë është absurd, tha se siç ka nisur do t’i vendosën matësa edhe seksit.
“Matës edhe seksit, sa herë…si? E kështuuu”, tha Aldo.
“Thonë që do të jetë progresive. (qesh) S’keni parë gjë akoma tha”, vijoi më tej drejtuesi i “Aldo Morning Show”.
Vendimi për të vendosur matësa në puset e ujit është kundërshtuar fuqishëm, e shumë persona e quajnë absurd, pasi infrastruktura nuk është ngritur nga Ujësjellësi, por nga vetë banorët që shfrytëzojnë këto puse.