[sgmb id=”1″]
Projekti i lungomare do të përundoj në Maj, kështu është shprehur Shef I operacioneve pranë delegacionit të BE në shqipëri Yngve Engstrom. Ashtu sic u premtuar nga amabsadroja e BE Romana Vllahutin në vizitën e fundit ,delegacioni vijon me kontrollin e vazhdueshëm të ecurisë së projektit cka ka sjellë sërisht në Vlorë përfaqesuesin e këtij delegacioni.
Në një takim të zhvilluar pa praninë e kamerave në zyrën e e informimit të bashkimit europian në Vlorë së bashku me menaxherin e projektit ipa 2013 ndërtim i lungomares Ardian Metaj përfaqesues të fondit të zhvillimiti dhe kryetarin e bashkisë së Vlorës është folur rreth probelmatiakve të hasura por edhe afteve të përfundimit të këtij projekti kaq të rëndësihëm.
Sipas menaxherit të projektit do të përfudojnë punimet deri në zonën e rrapit ndërsa për gjatesinë nga kjo zonë deri te tuneli do të punohet në varësi të ecurisë së Dhimiter Konomit, pasi Vlora nuk mund te mbetet pa alternativë qarkullimi në muajt e sezonit. Më tej shefi operacioneve pranë delegacionit të B.E ka inspektuar punimet në lungomare I shoqeruar nga grupii punës dhe kryetari I bashkisë ndërsa në një prononcim për mediat u rikthesua edhe një herë se nga B.E është në monitorim konstant ecuria e punimeve dhe cilësia e tyre pasi përfundimi në afat do ti shërbejë jo vetëm qytetarëve vlonajt por edhe turistëve vendas dhe të huaj.
Kryetari I bashkisë vleresoi edhe një herë ndihmën dhe kujdesin e delegacionit për punët publike.
Lungomare është një nga projekte më të pritura dhe të diskutuara në opnion publik për eucrinë e punive dhe zvarritjen e tyre. Sipas kryetarit të bashkisë problematikat e hasura gjtë këtij projekti, përfshi nderhyrjet e paparashikuara sic është sistemimi dhe stabilizimi I rrjetit të kanalizmeve kanë sjellë vonesat.
Sot në këtë projekt po ecet e me ritme të përshpejtuara nën vëzhgimin dhe monitroirmin e delegacionit të B.E në shqiperi dhe pritet që projekti të perfundojë në afatet e premtuara nga firma zbatuese cka do të thotë në muajin maj.