Loading...

“Nuk bëj dot gjë pa të”, porosia e babait përlot këngëtaren në emision

Këngëtarja Arinda Gjoni ishte e ftuar në emisionin “Kush vjen për drekë” në Tv Klan, ku është surprizuar me një videomesazh nga babai i saj me te cilin tha se ka marrëdhënie shumë të ngushtë dhe nuk bën asgjë pa marrë më parë mendimin e tij.

Ndërkohë gjatë videomesazhit babai i saj i dha një porosi këngëtares, duke i thënë të mos heqë dorë nga muzika shqiptare pavarësisht ofertave për të qenë pjesë e tregut botëror.

“Kam ca të reja në lidhje me karrierën time. Më ka kontaktuar një kompani produktive në Turqi. Në fakt duhet të ndodhte e kundërta, por unë kam qenë me fat, ata më kanë gjurmuar dhe më kanë dërguar email. Tashmë unë do të bëj këngë anglisht, do të më bëjnë koncertet në gjithë botën, pastaj varet si do ecë, sepse edhe kjo është me fat. Unë se kam kërkuar këtë gjë dhe më dukej e largët, por nganjëherë gjërat vijnë kur nuk i pret. Unë kam babain pianist dhe e kam pjesë të bandës time. Kam fituar vetëbesim duke kënduar live dhe se kam më fare problem, kjo gjë më ka rritur. Tani unë jetoj në Tiranë bashkë me prindërit, babain e kam si shok ngaqë punojmë dhe bashkë. Jam shumë e lidhur me babain, po nuk mora mendimin e tij nuk bëj asgjë”, tha Arinda.

 

Ndërkohë babai i saj, Mark Gjoni në videomesazh tregoi edhe momentin kur Arinda kishte interpretuar një këngë shumë të vështirë dhe pas atij interpretimi, ai kishte marrë vendimin që ajo të ndiqte shkollën e muzikës.

“Kur Arinda ishte 9 vjeç ka nisur të këndojë, ndërkohë që unë luaja në instrument ajo më tha: A mund të këndoj një këngë?

Po i thash unë.

“Ishte një këngë që këndohej në atë kohë “Vetë më the të dua” titullohej. Ishte këngë që ne muzikantët e quajmë pak si të vështirë sidomos për fëmijët. Arinda e interpretoi me saktësi dhe nga ai moment vendosa që Arinda të vazhdojë shkollën e muzikës. Unë i them Arindës në mënyrë të vazhdueshme që rruga e artit është shumë e bukur, e gjatë, por pa destinacion. Në momentin që mendon se ke arritur destinacionin, ti ke humbur rrugën. Duhet të punosh shumë. Porosia ime për Arindën është të mos e harrojë këngën shqipe”, tha babai i këngëtares Mark Gjoni.

Pas videomesazhit këngëtarja e surprizuar është përlotur dhe premtoi se nuk do të largohet nga muzika shqiptare, pavarësisht ofertave dhe projekteve në të ardhmen.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com