Loading...

Bora Zemani pranon hapur ndarjen ‘Kjo është arsyeja që më largoi nga Vini’

Të gjithë ata që e kanë njohur nga ekrani Bora Zemanin dhe Vin Velin, pa dyshim që e kanë konsideruar si një prej çifteve më të simpatike të showbiz-it. Por, për fat të keq, lajmet e ditëve të fundit se deejay i njohur i clubeve të Tiranës dhe moderatorja e Digitalb janë ndarë, janë të vërteta. Megjithëse nuk kanë qenë zyrtarisht të martuar, Bora dhe Vini pas shumë viteve bashkë, kanë vendosur të jetojnë të ndarë.

Prindërit e Arborit, i cili para pak kohësh festuar ditëlindjen e tij të 3-të, megjithëse si fillim e mohuan krizën në çift, “luajtën” me publikun herë duke lënë të kuptohet se janë bashkë e herë sikur janë të ndarë, më në fund kanë konfirmuar lajmin e ndarjes përfundimtare. Ish-velina e “Fiks Fare” e cila tashmë është në pozicionin e moderatores në Digitalb, në daljen e fundit publike në “Xing me Ermalin”, tha se nuk ka qenë asnjëherë e martuar dhe se thjesht ka patur një lidhje dashurie me Vinin, një lidhje të cilës i ka ardhur fundi.

E ngacmuar nga Ermali, Bora ka mohuar kategorikisht zërat për një tradhëti të mundshme mes tyre, si dhe ka sqaruar se vazhdon të ketë një marrëdhënie korrekte me babain e djalit të saj, por që nuk janë miq. Bukuroshja e ekranit të vogël ka sqaruar po ashtu se nuk ia kanë shpjeguar akoma ndarjen Arborit pasi është ende i vogël.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com