Loading...

Blushi dorëhiqet nga kreu i LIBRA-s, partia përjashton Mimoza Hafizin. Ja vendimi

Ben Blushi ka dhënë dorëheqjen sot nga drejtimi i Partisë Lista e Barabartë, LIBRA duke deklaruar madje tërheqjen nga politika. Duket se konflikti me themeluesen tjetër të kësaj partie Mimoza Hafizi e ka çuar Blushin në këtë vendim drastik.

Në një status në Facebook, Blushi thotë se LIBRA nuk u krijua për të qenë partia e tij, ndërsa shton se pagoi çmimin e njohur të së panjohurës, pavarësisht pasionit të njerëzve që investuan në të. Por pas tij, kryesia e kësaj partie ka përjashtuar si anëtare edhe ish-deputeten nga Shkodra Mimoza Hafizi. Sipas vendimit të publikuar në faqen zyrtare, Hafizi, ka kryer veprime të cilat përbëjnë shkelje të rënda të Statutit duke cënuar seriozisht funksionimin e Organizatës Politike “Lista e Barabart.

STATUSI I BEN BLUSHIT
PËRSE TËRHQEM NGA DREJTIMI LIBRËS.
Kur ftova shume njerez ti bashkoheshin idese se Libras kam premtuar se Libra nuk do ishte kurre partia ime.
Ka ardhur koha qe kete premtim ta mbaj duke u terhequr nga drejtimi i Libras, partise qe krijova me shpresen se Shqiperia do fitonte nje instrument lirije qe nuk e kishte njohur.
Sot me vjen mire te kujtoj, se si dhe sa shpejt u kthye Libra ne nje mjet te jashtezakonshem njerezish te zakonshem.
Diten e pare isha nje, kur e vendosem ishim 10, kur e themeluam ishim 100, kur e shpallem 1500, kur e rregjistruam si parti 3000, kur votuam se brendshmi 4000, kur shkuam ne zgjedhje 8 mije dhe kur dolem nga zgjedhjet 20 mije. E gjitha kjo ndodhi vetem ne shtate muaj nga Nentori 2016 deri ne Qershor 2017.
Shpejtesia ishte aq e madhe saqe rruga here pas here nuk dukej, cka i beri disa te ndalojne dhe disa te shkojne deri ne fund te hutuar dhe te lodhur.
Si ne cdo aventure edhe ne paguam cmimin e njohur te se panjohures.
Megjithe pasionin njerezor qe investoi, Libra nuk arriti dot te bindte shume shqiptare te ndaheshin nga dyqani, nga dhuna nga shemtia, ligesia dhe kotesia e partive te vjetra.
Ne nje gare te pandershme zgjedhore pasi u masakrua, dhe u grabit ne menyre te organizuar Libra u rendit partia e peste ne Shqiperi por padyshim e para, si partia me e varfer, me e drejte dhe me e denje.
Libra ishte ne opozite me te gjitha partite dhe ne zgjedhje ishte opozita e vetme e Qeverise dhe e Opozites.
Libra eshte partia e vetme ne Shqiperi,qe nuk ka bere asnje dem,nuk ka bere asnje krim,nuk ka futur asnjeri ne pune,nuk ka hequr asked nga puna dhe nuk I ka marre kujt asnje cent.
Mijera shqiptare qe e ngriten dhe e votuan duhet te jene sot krenare se krijuan dicka qe, nese nuk u dha dot gje, te pakten nuk u mori asnje gje.
Libra ishte dhe mbeti e lire nga cdo borxh.
Mua personalisht Libra me ndihmoi ti njihja me mire shqiptarët dhe pa dyshim dhe veten time.
Nuk kam sot asnje droje te them se Libra me provoi dicka per te cilen dyshoja. Shqiptaret nuk e duan opoziten. Ata i besojne me shume te djeshmes se te nesermes. E vjetra i qeteson,e reja i shqeteson. Ate qe ishte e cmojne, ate qe vjen e nencmojne. Une e kuptoj kete zakon, pavaresisht se nuk e mirekuptoj.
Shqiptarët duan te jene gjithnje me te fortet dhe jo me te drejtet, duke menduar se cka eshte e forte eshte edhe e drejte dhe cka eshte e drejte eshte gjithnje e dobet.
Zgjedhjet e fundit ishin nje zhgenjim per mua kur pashe se si shume qytete votuan banditet dhe grabitesit duke u krenuar me zgjedhjen e tyre.
Nuk me ka habitur kurre aftesia e vendit tone per te prodhuar njerez te ligj, por nevoja per ti mbrojtur ata me vota me shqeteson.
E keqja qe mbrohet nga populli me vota kthehet ne menyre jetese dhe behet edhe me e keqe duke u kthyer ne norme.
Prandaj kam vendosur ta heq perkohesisht politiken nga artet e mia. Politika, sic njihet dhe ushtrohet sot ne Shqiperi,nuk me jep me shije dhe as motiv dhe une nuk bej gjera te cilat nuk i besoj.
E dua shume Libra per ta demtuar me kete mungese besimi, prandaj kam vendosur te terhiqem nga drejtimi i saj.
Duke falenderuar te gjithe ata miq brenda dhe jashte Libra qe me mbeshteten, jam I bindur se ka burra dhe gra, te cilet me pasion dhe me besim do hapin rruget qe deri tani duken te mbyllura.
Faleminderit
Ben Blushi.

VENDIMI PËR HAFIZIN
Rezulton se znj. Mimoza Hafizi, anëtare e “Bërthamës” ka kryer veprime të cilat përbëjnë shkelje të rënda të Statutit duke cenuar seriozisht funksionimin e Organizatës Politike “Lista e Barabartë”, krijuar me vullnetin e lirë të të gjithë anëtarëve të saj.

Kështu, znj. Hafizi, më datë 08.01.2018, në rrugë paralele dhe pa asnjë konsultim me strukturat e tjera të Partisë si dhe në mungesë të kuorumit të nevojshëm (1/3 e Bërthamës) parashikuar në nenin 11/4 të Statutit Libra, ka thirrur mbledhjen e Bërthamës. Kjo për shkak se kërkesa për mbledhje Bërthame rezulton të jetë firmosur dhe nënshkruar nga persona të cilët në këtë datë nuk kanë qënë anëtarë të Bërthamës Libra pasi ishin dorëhequr me vullnetin e tyre te lire e te pa vesuar nga të qenit anëtarë Bërthame.

Për rrjedhojë kërkesa e tyre është e pa mbështetur në vështrim të normave statutore në fuqi (11/4). Për këtë nismë antistatutore znj. Hafizi është paralajmëruar, jo vetëm në rrugë zyrtare, por edhe nëpërmjet korrespondencës elektronike të saj (me email), që të pushojë së kryeri veprime të mëtejshme të cilat përbëjnë një shkelje të hapur të Statutit, të ligjit për “Organizimin dhe funksionimin e Partive Politike”, etikës dhe moralit që subjekti Libra ka për qëllim të mbrojë e respektojë.

Ndonëse znj.Hafizi ka bërë thirrje për mbledhje të Bërthamës jashtë parashikimeve statutore të nenit 11/3, si dhe me gjithë paralajmërimet e marra si më sipër, ajo ka vijuar me paligjshmëri të tjera duke mbajtur kështu më datë 12.01.2018, një mbledhje të cilësuar prej saj si mbledhje Bërthame, pa kuorumin e kërkuar nga statuti, pa formalitetin që kërkon mbajtja dhe pasqyrimi i një mbledhje, cka e provon deklarata e saj publike e shpërndarë për mediat dhe firmosur vetëm nga Znj. Hafizi.

Këto nisma, në kundërshtim flagrant me dispozitat statutore, kanë krijuar një situatë totalisht konfuzionale për të gjithë anëtarësinë Libra, të cilët vazhdimisht, pas marrjes dijeni të këtyre qëndrimeve të lartpërmendura, kanë shprehur shqetësimin e tyre në lidhje me këto struktura paralele dhe të paligjshme të krijuara nga znj. Hafizi, nga njëra anë, dhe strukturave të ligjëruara statutore të Libra- s nga ana tjetër.

Sa më sipër, Komisioni i Etikës, pasi ka marrë dhe shqyrtuar të gjithë korrespondencën zyrtare ndërmjet strukturës së Libra-s dhe znj. Hafizi ka konstatuar se, megjithëse kjo e fundit është ftuar në mënyrë periodike, të marrë pjesë në takimet/mbledhjet e mbajtura nga Libra për të shprehur pikpamjet e saja, ka refuzuar pa ndonjë shkak të përligjur.

Po ashtu, Komisioni i Etikës konstatoi se, nga e znj. Hafizi në deklaratën e shpërndarë nga posta e saj elektronike, janë përdorur simbole zyrtare të Subjektit Libra me të cilat ajo identifikohet, pa asnjë tagër ligjor apo ndonjë autorizim tjetër të dhënë nga strukturat e legjitimuara të Libra-s.

Veprimet e mësipërme, të përdorimit dhe publikimit të simboleve të partisë Libra pa autorizim, të kryera nga znj. Hafizi, parë në harmoni me njëra-tjetrën dhe qëllimin që është dashur të arrihet nëpërmjet tyre, ne, Komisioni i Etikës unanimisht vlerësojmë se janë konsumuar edhe elemente penale.

Përfundimisht, Komisioni i Etikës pasi mori në shqyrtim dhe verifikoi dokumentacionin që provon shkeljet e renda statutore dhe penale të kryera nga Znj. Hafizi, pasi diskutoi gjerësisht mbi rëndësinë e tyre në mbështetje të nenit 12 germa (e) të Statutit vendosi uanimisht si më poshtë: 1. Përjashtimin e znj. Mimoza Hafizi jo vetëm nga anëtarësia e strukturës së “Bërthamës” por edhe si anëtarë e Subjektit Politik Libra, për shkelje të rënda dhe të përsëritura Statutore.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com