Loading...

Divorci i Eneda Tarifës, zbulohet konflikti që i dha fund bashkëjetesës 18-vjeçare

Pak dite me pare, mediat roze raportuan se burime te sigurta prane ciftit kishin konfirmuaar tashme ndarjen nga martesa 18 vjecare e kengetares Eneda Tarifa dhe burrit te saj Erjon Zaloshnja.

Muzikanti Zaloshnja, në fillimet e njohjes, në ndonjë intervistë, kur e pyesnin për Enedën, shprehej: “Ajo është muza ime”.

Ishte janari i vitit të kaluar 2017, kur Eneda u nda nga banda e bashkëshortit të saj në club-in “Rock Stock” për të kënduar në një tjetër club në Durrës, e pavarur nga ai, kësaj here në bashkëpunim me Sidrit Bejlerinm shkruan Panorama.trarifa-eneda-tarifa

 

 

 

Që nga ajo periudhë, ajo nuk është parë më pranë partnerit të saj, bashkëjetesë nga e cila ka një vajzë, Arian. Sipas mediave, çifti nuk shihen më bashkë dhe mesa duket, i kanë ndarë rrugët me njëri-tjetrin, në të gjitha aspektet, edhe si ortakë, pasi dihej, që prej vitesh ishin bashkëpronarë të club-it të njohur në Tiranë, por as këtë sezon, Eneda Tarifa nuk këndoi në këtë lokal. Lajmi për ndarjen e tyre u ngacmua nga fakti që të shtunën, Erjon Zaloshnja organizoi mbrëmjen inaguruese të sezonit, por partnerja e tij shumëvjeçare në jetë dhe në biznes jo vetëm që nuk këndoi, por nuk u pa fare në club.

Nga ana tjetër, po të shohësh profilin në “Instagram” të Enedës, ku duket që është aktive, sheh vetëm foto të saj dhe të vajzës, por asnjë me partnerin. Vetë ajo i parapriu lajmit me anë të një statusi në “Facebook”, të cilin e postoi më 1 Janar, ku shfaqet e vetme në foton ku shijon një gotë verë dhe ku flet për dështime e fitore. “E piva për 2017-ën, me të këqijat e të mirat që mbarti.

eneda-tarifa-350x350

E çuditshme, se si gjithmonë ditët e fundit të vitit njeriu bëhet nostalgjik, mediton për vitin që po lë pas. A ishte dështim apo fitore? E rëndësishme është që çdo situatë ta kalojmë me ballin lart, me forcë, më përgatitje shpirtërore e profesionale. Keep it up people! 365 ditë të reja, 365 shanse të tjera vajzë”, shkruante vetë Eneda, ku lë të kuptohet se, tashmë, është beqare.

Nuk dihet konkretisht se çfarë ka ndodhur mes çiftit, por, burime të afërta, tregojnë se Eneda është larguar nga shtëpia ku jetonin bashkë, për të nisur një jetë të re me vajzën. Ndërkohë, në “Facebook”-n e Erjon Zaloshnjës, gjenden ende foto me Enedën, të para dy viteve ku ata shfaqeshin shumë romantikë dhe të dashuruar pranë njëri-tjetrit, pasi, mesa duket, kanë qenë në ditët e tyre më të mira si çift.

Çifti që s’u martua kurrë dhe fundi i lidhjes si bashkëpunëtorë biznesi

Në mars të këtij viti, Eneda Tarifa feston 35-vjetorin, por ishte vetëm 17 vjeçe kur nisi historinë e dashurisë me kompozitorin e këngëve të saj të para, që ishte disa vite më i madh se ajo. Për këngëtaren e rrymave, pop, r&b e rock dhe njëkohësisht prezantuesen televizive, karriera do të ecte paralelisht me historinë e saj të dashurisë, që nga vitet 2000.

Edhe pse kanë pasur disa ndarje të vogla, nuk dihet pse kjo ndarje e madhe erdhi pikërisht në momentin që u bënë bashkëpunëtorë të një clubi të njohur në Tiranë, të cilin e hapën bashkë me Elton Dedën. Erjoni njihet për profil të ulët në publik, kështu që për historinë e tyre të gjatë ka folur ndonjëherë Eneda, e cila, pyetjes se kur do të martohen, i është përgjigjur se kishin dëshirë që maksimumi të bënin ndonjë festë për qejf me miqtë e tyre. Nuk dihet, nëse pas lindjes së vajzës kanë organizuar ndonjë ceremoni private, duke u nisur nga fakti që në rrjetet sociale nuk është publikuar asnjë foto apo video.eneda

Edhe pse ishin një ndër çiftet më jetëgjatë mes personazheve shqiptarë, prej kohësh përflitej se historisë së dashurisë mes Eneda Tarifës dhe Erjon Zaloshnjës i ka ardhur fundi. Bashkë prej gati dy dekadash, duket se çifti shqiptar nuk do të shfaqet tani më si çift në sytë e publikut. Prej vitesh bashkëpronarë të klub-it në kryeqytet, çelja e sezonit të ri e ka gjetur Enedën larg këtij biznesi, ndërsa Erjoni ka vazhduar punën njësoj si më parë. Tarifa u pa në fillim të këtij viti duke kënduar në një nga lokalet konkurrente, gjë që tregon më shumë për ndarjen mes tyre. Dashuria e muzikantëve u duk se u përforcua më shumë me lindjen e vajzës, Aria, por duket se gjithçka tashmë ka shkuar drejt fundit. Ende nuk ka një konfirmim zyrtar nga asnjë prej personazheve, por mosprania e tyre si çift në evente të ndryshme apo dhe thjesht në përditshmëri, ka bërë që të mos ketë më vend për dyshime.

Çifti që ndahet dhe ribashkohet, ja ç’rrëfeu Eneda Tarifa para disa vitesh

Përveçse një kompozitor i njohur, Erjon Zaloshnja i cili njihet, së fundmi, edhe si producent i suksesshëm klipesh, ka shoqëruar karrierën e Eneda Tarifës si këngëtare. Ndonëse çifti nuk u martua ndonjëherë, lidhja e tyre komentohej si më e gjata në historinë e showbiz-it shqiptar. Në fakt, lidhja e tyre ka pasur jo vetëm uljet dhe ngritjet e saj, por edhe ndarjet e herëpashershme, të cilat i kanë tejkaluar për t’u ribashkuar sërish.

Vetë Eneda e ka komentuar marrëdhënien e tyre, dashuri të vërtetë dhe që, me kalimin e kohës, ata kanë kuptuar se nuk bëjnë dot pa njëri-tjetrin. Lidhja e tyre u përforcua pak vite më parë, me ardhjen në jetë të vajzës së tyre, në kohën kur Eneda ishte prezantuese e spektaklit të humorit “Portokalli”.66408831-fbd6-414a-8b3b-4732447af154---0-

Në një intervistë për gazetën “Panorama” disa vite më parë, pyetjes për Erjonin, ajo i është përgjigjur: “Kur një shoqja ime e gjimnazit, që jeton jashtë, më pyeti pas 15 vitesh nëse unë dhe Erjoni vazhdojmë ende dhe mori përgjigjen “po”, ajo më tha: “Nëse do të mësoja se historia jote me Erjonin ka mbaruar, do të vërtetoja që nuk kishte dashuri. Shoqet e mia të klasës, miqtë e mi e kanë si etalon lidhjen tonë, e lakmojnë në kuptimin e mirë të fjalës. Është fat të përjetosh një lidhje të tillë, pra, të jesh kaq gjatë me një person. E vërteta është se ne jemi ndarë disa herë dhe kemi kaluar ato krizat e një lidhjeje, por përsëri i kemi tejkaluar. Me kalimin e viteve, kemi kuptuar se ne nuk rrimë dot pa njëritjetrin.

Është një ndjenjë që e kemi mbajtur gjallë me shumë kujdes duke larguar tundimet që na rrethojnë, ndërkohë që nuk kemi pasur ndonjë kërcënim real. Lidhja jonë është vendim, edhe pse vazhdimin nuk mund ta parashikoj”, citohet të jetë shprehur ajo në këtë intervistë. Po, si ka qenë jeta e saj në televizion dhe si reagonte Erjoni? “Unë kam qenë gjithmonë në televizion dhe ai ka dashur që unë të jem.

eneda-tarifa-jahjaja

Erjonin e bezdis vetëm fakti që nuk ka dëshirë të bëhet objekt ,nëpërmjet meje, pasi ka një jetë të tijën dhe e ka zgjedhur kështu. Gjithsesi, në çdo rast ai më drejton mirë, më qëndron pranë për të gjitha problemet që kam në punë si një i rritur”, përfundon intervista e para disa viteve. Duke u nisur nga historiku i marrëdhënies së tyre, nuk është çudi që një ditë t’i shohim bashkë sërish

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com