Vlorë
Informacion paraprak
Më datë 18.01.2018, në Bulevardin ”Ismail Qemali”, tek aleksandria shtetësia A.M., 32 vjeçe, duke drejtuar mjetin tip ”Nissan”, ka aksidentuar shtetasin A.Rr., 36 vjeç, i cili drejtonte një mjet motorr.
Drejtuesi i mjetit motorr është transportuar në Spitalin Rajonal Vlorë ku po merr ndihmë mjekësore, aktualisht jashtë rrezikut për jetën.
Në vendngjarje ndodhen shërbimet e policisë rrugore të cilët po vijojnë me procedurat e nevojshme dhe të mëtejshme për rastin në fjalë.