Loading...

Provokon Rusia: Rama kërkon Shqipërinë e madhe dhe paralajmërojnë rrezikun e madh

Vendimi historik për miratimin e ligjit për gjuhën shqipe në Maqedoni ka alarmuar Moskën.

Ministria e Jashtme Ruse në një reagim zyrtar të 17 janarit, hartuar nga Departamenti i Informacionit dhe shtypit, adreson kryeministrin Rama si personin që qëndron pas zhvillimeve politike në vendin fqinj.

Moska tërheq vëmendjen për pasojat e rënda, që sipas saj, do të japë e ashtuquajtura platformë e Tiranës për rolin e ri të shqiptarëve në Maqedoni.

“Këto deklarata konfirmojnë qëllimin e zotit Rama që të vazhdojë të promovojë platformën famëkeqe të Tiranës, për të cilën ai ndihmoi në hartimin e saj. Zbatimi i këtij dokumenti do të dëmtonte bazat kushtetuese të shtetit maqedonas dhe marrëveshjes kornizë të Ohrit dhe si pasojë do të provokonte përleshjet e reja etnike në Ballkan”,thote deklarata e Moskes.

Rusët nuk kanë asnjë dyshim se pas protagonizmit politik të qeverisë shqiptare dhe kryeministrit Rama fshihet ideja e Shqipërisë së Madhe.

“Këto zhvillime të reja janë plotësisht në përputhje me ambiciet Shqipërisë së Madhe, të cilat rrezikojnë integritetin territorial të disa vendeve në rajon. Ne i japim shumë rëndësi çështjes së gjuhëve dhe besojmë se vendime te tilla duhet të merren vetëm në bazë të marrëveshjeve mes të gjitha degëve të pushtetit në çdo vend dhe një konsensusi të gjerë në shoqërinë e tij.”

Reagimi i ashpër nga Moska zyrtare vjen në kohën kur shqiptarët në Maqedoni për herë të parë u kthyen në një faktor vendimtar për rrëzimin e ish-kryeministrit Nikolla Gruevski nga pushteti, qartësisht i mbështetur nga rusët – dhe krijimin e qeverisë së re pro perëndimore të Zoran Zaev.

Qeveria shqiptare ka mohuar çdo akuzë lidhur me hartimin e të ashtuquajturës Platforma e Tiranës nga ana e saj, duke theksuar vetëm angazhimin për të ndihmuar në bashkimin e faktorit politik shqiptar për implementimin përfundimtar të Marrëveshjes së Ohrit.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com