Loading...

Thaçi flet në telefon me Vuçiqin, ja çfarë biseduan

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka zhvilluar një bisedë telefonike me homologun e tij serb, Aleksander Vuçiq.

Një nga çështjet të cilat u diskutuan mes tyre, ishte vrasja e djeshme e liderit të partisë SDP, Oliver Ivanoviq, raporton Indeksonline.

Lidhur me këtë Presidenti Thaçi e ka siguruar homologun e tij serb se organet e Kosovës janë të gatshme të bashkëpunojnë dhe të pranojnë çfarëdo ndihme, e cila mund të çojë drejt zbardhjes së kësaj vrasjeje.

Postimi i plotë në facebook i Presidentit Thaçi:

Presidenti i Republikës së Kosovës, z. Hashim Thaçi, zhvilloi një bisedë telefonike me Presidentin e Republikës së Serbisë, z. Aleksander Vuçiç.

Në këtë bisedë telefonike, të dy Presidentët trajtuan çështjet e ndryshme të interesit të përbashkët, duke u fokusuar në domosdoshmërinë e vazhdimit të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve ndër-shtetërore, forcimin e paqes në rajon dhe perspektivën e integrimeve euro-atlantike.

Një çështje e veçantë, e cila u diskutua ndërmjet të dy Presidentëve, ishte edhe vrasja e djeshme e kryetarit të Iniciativës Qytetare “Liria, Demokracia, Drejtësia” (SDP) Oliver Ivanoviq. Lidhur me këtë çështje Presidenti Thaçi ka siguruar Presidentin Vuçiç se organet përgjegjëse të prokurorisë dhe policisë janë duke bërë hetime intensive për zbulimin dhe sjelljen përpara drejtësisë të atyre që e kanë bërë këtë vrasje.

Presidenti Thaçi gjithashtu theksoi se, organet kompetente të Republikës së Kosovës janë të gatshëm që në përputhje me legjislacionin në fuqi të bashkëpunojnë dhe të pranojnë çfarëdo ndihme, e cila mund të çojë drejt zbardhjes së kësaj vrasjeje.

Të dy Presidentët theksuan domosdoshmërinë që t’u jepet kohë e mjaftueshme që organet kompetente të kryejnë punën e tyre në mënyrë profesionale dhe të pavarur. Ajo çfarë është kryesore në gjithë këtë çështje, është zbulimi i kryesve të kësaj vrasjeje, theksuan të dy Presidentët.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com