Punëtorët e BMW dhe Audi kanë dalur në grevë në fund të javës së kaluar, duke kërkuara paga më të larta dhe reduktimin e orëve të punës.
Grupi gjerman i punës, IG Metall, po kërkon një rritje pagash prej 6 % për punëtorët e inxhinierisë, pas rritjes së shpejtë ekonomike në gjashtë vjet e fundit dhe rekord të ulët të papunësisë, shkruan IndeksOnline.
Përveç kësaj, sindikata kërkon që punëtorët të fitojnë të drejtën për të reduktuar orët e tyre javore në 28 nga 35, për t’u kujdesur për fëmijët ose të afërmit e moshuar, para se të kthehen në orar të plotë pas dy vjetësh.
Sindikata gjithashtu ka kërcënuar të bëjë thirrje për ndërprerje 24-orëshe nëse bisedimet nuk arrijnë të bëhen kuptimplotë.
Javën e kaluar, më shumë se 160,000 punonjës u bashkuan me grupin industrial për të mbështetur këtë kërkesë të IG, duke përfshirë punëtorë edhe të fabrikës Porsche Zuffenhausen.
Reuters raporton se punëdhënësit kanë ofruar një rritje pagash prej 2 % plus një pagesë 200 euro në tremujorin e parë. Kërkesat për një javë më të shkurtër të punës janë refuzuar, përveç nëse kompanitë janë gjithashtu në gjendje të rrisin përkohësisht orët për të ruajtur prodhimin.
Të enjten e kaluar, udhëheqësit e punës dhe punëdhënësit industrialë ranë dakord të emërojnë ekspertë për të hulumtuar çështjen e orëve të punës. Bisedimet midis udhëheqësve të punës dhe punëdhënësve do të rifillojnë më 24 janar me shpresën se një marrëveshje do të arrihet deri në fillim të shkurtit.