Loading...

Nënë e bijë u gjetën pajetë në banesë, zbardhet ekspertiza e Mjekësisë Ligjore

Mjekësia ligjore në Korçë ka deklaruar se gjatë kqyrjes së hollësishme që iu bë dy trupave të pajetë, të 74-vjeçares dhe vajzës së saj 54 vjeç, nuk u konstatua asgjë e dukshme e jashtme, si shkak për të përcaktuar vdekjen e tyre.

Paraprakisht mendohet vetëm se shkaqet e vdekjes janë ato që u përcaktuan që mbrëmjen e së enjtes.

U gjetën të pajeta në banesë, djali i të moshuarës së paralizuar tregon telefonatën e fundit. Si refuzoi e bija të shtronte në spital nënën
Këtë të premte, mjeku ligjor ka dhënë lejen për varrosjen e tyre, ndërsa kampionë të analizave janë dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Tiranë.

Pas rezultatit të tyre, do të jepen dhe përgjigjja perfundimtare lidhur me shkakun e vdekjes se Eleni dhe Ornela Vangjeli

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com