Loading...

E rëndë/ U gjet i ma sakruar me th ikë, ky është shqiptari që u vra në Itali (foto)

39-vjeçari shqiptar Bledar Dedja u gjet i vr arë me th ikë në një zonë pyjore ne Itali mëngjesin e sotëm.

Mediat italiane kanë publikuar edhe foton e Dedjas, i cili kishte humbur kontaktet me familjarët mbrëmjen e djeshme.

Pasi mbaroi punën, ai duhej të kthehej në shtëpi në Asolo në provincën e Trevisos, por askush nuk e pa më, deri mëngjesin e kësaj të diele kur trupi i tij u gjet i pajetë në Paderno (fshat në Pieve del Grappa). Siç raportojnë mediat italiane, trupi i pajetë i shqiptarit u gjet jashtë makinës së tij.

Në trupin e tij kishte plagë të thella me thikë në kokë, gjoks, si dhe në duar, shenjë e përpjekjes për t’u mbrojtur nga sulmi fatal. Ndërkohë, arma e ftohtë e vrasjes nuk u gjet në vendin ku ndodhi krimi.

Në vendin e ngjarjes shkuan menjëherë prokurorja Barbara Sabattini, mjeku Alberto Furlanetto dhe karabinierët e komandës provinciale të Trevisos, të cilët nisën hetimet për vrasjen e 39-vjeçarit. Akoma nuk ka një pistë mbi motivet dhe autorin/ët e kësaj ngjarje. Bledar Dedja punonte në restorantin “L’Antica Abbazia” në Borso del Grappa që nga viti 2021. Ai la pas bashkëshorten dhe një vajzë të vogël.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com