Sulmohet me breshëri automatiku lokali i një shqiptari në Athinë.
Ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm, ku disa persona të paidentfikuar kanë qëlluar me armë zjarri drejt kafenesë së shqiptarit. Fatmirësisht nga plumbat nuk ka asnjë të lënduar veç dëmeve materiale.
Siç raportohet në media, pronari i lokalit ‘Venus’ rezulton shtetasi shqiptar Pëllumb Hasani nga Babica e Vlorës. E paraprakisht dyshohet se bëhet fjalë për larje hesapesh me bandave ose për shantazh.
Nga ana tjetër, mediat greke raportojnë se banorët e zonës janë zgjuar të shqetësuar nga të shtënat e vazhdueshme dhe kanë njoftuar Policinë.
Hetimet vazhdojnë për kapjen e autorëve dhe zbardhjen e shkakut të ngjarjes.