Loading...

Kredi për shtëpi me 0% interes, shpallen 85 mjekët e parë përfitues! Ministrja Koçiu: Së shpejti hapet faza e dytë e aplikimeve

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu ka njoftuar se 85 mjekë janë shpallur përfituesit e parë nga programi i kredive për shtëpi me 0% interes. Ajpo bëri me dije se do të ketë një tjetër fazë aplikimesh për t’u dhënë mundësi atyre që nuk mundën të aplikojnë në fazën e parë.

TIRANË- 85 mjekë janë përfituesit e parë nga programi i kredive për shtëpi me 0% interes. Qeveria e njoftoi nismën për policët, mjekët dhe pjesëtarët e forcave të armatosura në gusht të vitit të kaluar (2023) ndërsa deri më tani, nga ky program kanë përfituar 92 efektivë policie të cilëve u është pranuar aplikimi.

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu, nëpërmjet një postimi në facebook, bëri me dije se së shpejti do të hapet faza e dytë e aplikimeve për t’u dhënë mundësi mjekëve që nuk arritën të aplikojnë në fazën e parë.

Në një vizitë që kryeministri Edi Rama zhvilloi në banesën e njërit prej efektivëve që përfitoi kredi për shtëpi me interes 0%, tha se programi do të zgjerohet edhe më tej duke rritur kuotat e punonjësve të administratës publike të cilët mund të përfitojnë.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com