Loading...

Berisha para Gjykatës së Lartë: Zgjohem dhe fle me ligjin, armiqtë s’kanë gjetur asnjë provë…

Sali Berisha i është bashkuar protestuesve në afërsi të Gjykatës së Lartë, aty ku do të zhvillohet gjyqi për vulën e PD.

Gjatë fjalës së tij para mbështetësve, Berisha tha se ka zbatuar gjithmonë ligjin dhe se vështirë të gjendet dikush tjetër që ka më shumë konsideratë se ai për ligjin.

“ Në jetën time unë kam pasur privilegjin që tëi shërbej Shqipërisë me poste më të larta, si President, kryeministër. Kjo karrierë e gjatë me poste publike zhvillon tek njeriu natyrën e dytë të ligjit, zgjohesh me ligjin, fle me ligjin dhe me ligjin vazhdojnë jetën publike.

Një porosi kam patur për bashkëpunëtorët e mi ‘repektoni ligjin’. U bënë vite që armiqtë e mi kanë nxitur hetim shteruese ndaj meje, pse pas kaq kohës nuk kanë gjetur asnjë fakt, asnjë provë, sepse unë gjithnjë kam respektuar ligjin.

Kam respektuar ligjin me bindjen më të thellë se ai respekt është mënyra më e sigurtë për garantimin e lirive tuaja për funksionimin e shtetit ligjor.

Në këtë aspekt mund t’ju them se vështirë të gjindet një tjetër të ketë konsideratë me të lartë se unëpër ligjin. Ky është fakt.

Por sot, më shumë se kurrrë është koha që secili prej nesh të kujtojë diçka thelbësore që duhet se është harruar, çfarë është ligji?

Ligjet Kushtetutat Gjykata janë instrumenta për garantuar liritë dhe të drejtat e njeriut. Ashtu si kirurgu që ka në dorë bisturinë për të shpëtuar jetën e të sëmurit, zyrtari ka ligjin në dorë për të garantuar jetën e njerëzve. ”, tha Berisha para mbështetësve të tij.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com