Loading...

U hodh nga ballkoni i katit të tetë të pallatit, policia bën lëvizjen e radhës ndaj shokëve të 18-vjeçarit

Detaje të reja janë mësuar për ngjarjen e rëndë të ndodhur në vigjilje të Krishtlindjes në qytetin e Korçës, ku një 18-vjeçar nga Durrësi, me inicialet G.M., u vetëhodh nga kati i 8-të i një pallati.

I riu ka udhëtuar drejt Korçës dy ditë më parë dhe së bashku me një grup shokësh kanë marrë me qira një apartament në hyrje të qytetit, shumë pranë terminalit të autobusëve.

Burime të siguruara pranë grupit të hetimit bëjnë me dije se të rinjtë pasi kanë festuar në një nga lokalet e qytetit janë kthyer në banesën e marrë me qira, ku kanë vazhduar të festojnë nën avujt e alkoolit.

Në rrethana ende të pasqaruara plotësisht 18 vjecari është vetëhedhur nga tarraca e katit të 8-të të pallatit 10 katësh, duke gjetur vdekjen e menjëhershme.

Raportohet se të gjithë të rinjtë që kanë në shoqërinë e 18-vjeçarit në momentin e ngjarjes janë shoqëruar në komisariatin e Korçës për të dhënë sqarimet e duhura, që do të ndihmojnë grupin hetimor për zbardhjen e plotë të saj.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com