Loading...

U aksidentuan për vdekje në Rrugën e Arbrit, përcillen për në banesën e fundit dy të rinjtë

Këtë të martë janë përcjellë për në banesën e fundit, Marsel Tefa, 32-vjeç dhe Egila Celami, 29-vjeçe, dy të rinjtë që humbën jetën në aksidentin tragjik në Rrugën e Arbrit.

Çifti i të rinjve, me origjinë nga Burreli po udhëtonin me një mjet tip “Toyota” nga ByPassi i Murrizit drejt Tiranës, kur u përplasën me një mjet tip ‘Caddy’ me drejtues shtetasin Klaudio Ruçi.

Përplasja ka qenë tepër e fortë dhe makina e të rinjve ka dalë nga rruga duke rënë rreth gjashtë metër poshtë në humnerë. Si pasojë e përplasjes së fortë, mjeti Toyota është shtypur totalisht dhe është dashur ndërhyrja e zjarrfikësve për prerjen e tavanit të makinës dhe nxjerrjen e trupave të pajetë.

Ka dyshime se shkak për aksidentin tragjik është bërë një parakalim i gabuar, por qytetarët kanë raportuar për JOQ ALBANIA se në këtë aks rrugor mungon sinjalistika.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com