Loading...

Edi Paloka kërcënon Ramën: Nuk ke ku fshihesh, as në Surrel, as në Kryeministri. Nga ne s’të mbrojnë dot as 200 badigardë. Tani na pret o burgu, o vdekja

Deputeti i Partisë Demokratike, Edi Paloka ka paralajmëruar se reagimi përmes mosbindjes civile do të jetë i të gjitha formave, me qëllim arritjen e një rezultati.

Sipas Palokës, tanimë opozita nuk ka çfarë të humbasë, veç jetës dhe burgut.

Ai paralajmëroi edhe kryeministrin Rama, se nuk do të mund të mbrohet nga aksioni opozitar as me “gjithë badigardët e Ballkanit”.

“Nuk është thjeshtë një thirrje për manifestim në bulevard. Nëse nuk reagojmë me të gjitha format, nuk ka rezultat.

Dhe të jetë i bindur Rama, se kur një grup i caktuar ka një qëllim, nuk e ndal dot asgjë, kur është gati të sakrifikojë për atë qëllim. Nuk e ndalin as garda, as Policia.

Të jetë i bindur Rama që as në Surrel, as në Kryeministri nuk e mbrojnë dot, jo 200 badigardë, po të gjithë badigardët e Ballkanit.

Kjo është një protestë, një reagim për të treguar mosdakordësi për këtë që po ndodh

Tani nuk ka ç’humb opozita, tani na ngelet burgu edhe jeta. Nuk është më çështje e jona, është e gjithë qytetarëve, se kur na ndodh ne kjo, qytetarët e thjeshtë janë ‘zero’”, tha deputeti i PD në News24.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com