Loading...

Vlorë/ Armë dhe municion luftarak në makinë, dy të arrestuar (emrat)

Policia e Vlorës ka arrestuar dy persona pasi u kapën me armë zjarri dhe municion luftarak. Në pranga ranë 27-vjeçari Jurgen Gurthi dhe 45-vjeçari Egent Alku të dy banues në Tiranë.

Gjatë operacionit “Strike 3”, shërbimet e Policisë kanë ndaluar automjetin tip “Volkswagen”, me drejtues shtetasin Jurgen Gurthi dhe pasagjer shtetasin Egent Alku., ku gjatë kontrollit gjetën një armë zjarri pistoletë me municion luftarak.

“Në vijim të veprimeve procedurale, nga specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Vlorë u arrestuan në flagrancë shtetasit Jurgen Gurthi 27 vjeç dhe Egent Alku, 45 vjeç, të dy banues në Tiranë”, thuhet në njoftimin zyrtar të policisë.

Arma e zjarrit dhe municioni luftarak, së bashku me automjetin dhe 2 celularë, u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com